Agjenti i Danilo Alveshit: Është i lumtur në Vlorë

Zërat për largimin e Danilo Alvesh nga Flamurtari sigurisht që i kanë shqetësuar tifozët vlonjate, por në këët klub për këtë çështje nuk shqetësohen, pasi lojtari është nën kontratë. Dëshira e Skënderbeut për ta afruar në skuadër është bërë e ditur prej kohësh, por Alvesh është i lumtur te Flamurtari dhe këtë e thotë hapur edhe menaxheri i tij Gabriele La Mana.

Italiani që përfaqëson sulmuesin brazilian është shprehur për “Sport Ekspres” se gjithçka për Danilon shkon më së miri dhe vetë ai e dëshiron qëndrimin te Flamurtari. Gjithashtu ai sqaron se nuk ka asnjë problem financiar mes klientit të tij dhe klubit vlonjat.

“Gjithçka shkon mirë. Nuk ekziston asnjë problem me Flamurtarin. Danilo po trajtohet shumë mirë në Vlorë, ndaj ka vendosur të qëndrojë te Flamurtari, jo vetëm sepse e detyron kontrata, por edhe sepse kjo është dëshira e tij. Kjo edhe për faktin se me shumë gjasa Flamurtari sezonin e ardhshëm do të luftojë për diçka të rëndësishme. Aludimet në media për paga të prapambetura? Asgjë e vërtetë”, ka thënë La Mana për gazetën, ndërkohë që kjo deklaratë me siguri do t’i qetësojë tifozët vlonjatë, që e kanë Alveshin një nga idhujt e tyre.

Për sulmuesin brazilian gjithçka shkon sipas planeve, pasi para se të largohej drejt Brazilit kishte kërkuar që Flamurtari këtë sezon të luftojë për vendet e larta në klasifikim dhe lëvizjet e deritanishme tregojnë se vlonjatët janë në rrugën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online