“Bomba” e Danilo Alvesh: Më kanë kërcënuar, nuk kthehem më

Një lajm i bujshëm nga Vlora, aty ku lajmet nuk mungojnë kurrë dhe kryesisht janë për keq, prej vitesh.

Sulmuesi brazilian Danilo Alvesh ka postuar sot një letër të hapur ku në mënyrë të përmbledhur i jep lamtumirën Flamurtarit dhe Vlorës.

“Mbylla një sezon të vështirë dhe u përballa me shumë probleme, që më trishtuan. Njerëzit tani flasin për mua dhe harrojnë që 25 njerëz të tjerë punuan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe meritojnë respekt. Nuk është koha të flitet për mua, por për të gjetur një zgjidhje për ata lojtarë që shpëtuan Flamurtarin nga rënia. Shokët e mi të skuadrës janë baballarë ose djem që punojnë shumë për të realizuar ëndrrat e tyre, duke kërkuar një të ardhme sa më të mirë, për vete dhe familjet. Njerëz, mos u shqetësoni për mua, por shqetësohuni për shokët e mi të skuadrës, ata kanë nevojë për një zgjidhje. Kam respekt për Vlorën dhe tifozët, ata na qëndruan gjithnjë pranë”.

Danilo mohon të ketë agjent, brazilian apo italian, ndërsa kërkon respekt për të dhe sidomos shokët e skuadrës në Vlorë, pas sezonit të vuajtur ku me zor u arrit mbijetesa. Braziliani tregon se ka marrë kërcënime javët e fundit dhe për këtë ka informuar ambasadën braziliane: “Dua të sqaroj se NUK KAM AGJENT, AS BRAZILIAN E AS ITALIAN. Nuk kam nevojë që ndokush të flasë në emrin tim. Dua të sqaroj disa fakte, sepse po punoj me ambasadën time dhe avokatët e mi në Brazil, rreth kërcënimeve që kam marrë në dy javët e fundit. Uroj që herët a vonë Shqipëria të çlirohet nga njerëz që nuk e duan zhvillimin e futbollit dhe që njollosin emrin e Shqipërisë në botë. E di që njerëzit do të më paragjykojnë dhe do të japin opinionet e tyre. Do doja të shihja si do vepronin ata në vendin tonë, as atyre që përjetuam sezonin e fundit. Uroj që të bëhet më mirë. Shqipëria do të mbetet në zemrën time, ashtu si shokët e mi të skuadrës dhe tifozët. Uroj që një ditë ta vizitoj Shqipërinë dhe të shoh që gjithçka ka ndryshuar”, shprehet Danilo, një sinjal i qartë se nuk ka ndërmend të kthehet më, edhe pse ka një kontratë edhe për një vit në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online