I bllokuan patentën, Pike shkon në stërvitje me biçikletë

0

Para një jave, Zherard Pike u ndalua në rrugët e Barcelonës nga policia, që po bëntë disa kontrolle rutinë. Mbrojtësit të Barcelonës i kishin mbaruar pikët e patentës gjë që solli bllokimin e saj. Nga 12 pikë që mban patenta në vendin iberik, Pike kishte përfunduar në zero pikë dhe tashmë atij i duhet të gjejë zgjidhje alternative.

31-vjeçari ka vendosur të marrë një biçikletë elektrike dhe është nisur drejt stërvitjes më të. Diçka e tillë i ka befasuar të gjithë, por ligji është ligj dhe Pike nuk mund të bëjë gjë.

Lojtari rrezikon 6 muaj burg, ose 6 mijë euro gjobë, por ai do të vazhdojë procesin gjyqësor i vetëm, sepse klubi i Barcelonës nuk është përfshirë në situatën e krijuar. “Kjo është një çështje personale e lojtarit” shprehet zëdhënësi i klubit spanjoll, Josep Vives.

Aspak problem për trajnerin Valverde, i cili beson se kjo situatë nuk do të ndikojë në paraqitjet e Pikesë me skuadrën, ndërsa ky i fundit do të detyrohet të heqë dorë nga timoni i makinës për disa kohë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.