Sulmuesi i Kristal Palasës financon skuadrën e femrave

Futbolli i femrave? Edhe në Shqipëri ka skuadra, por nuk marrin asnjëherë vëmendje të madhe, për të mos thënë vëmendjen që meritojnë. Nëse në vendin tonë nuk është se ka shumë interes për futbollin e femrave në Angli ndodh krejt ndryshe.

Gjithsesi, as në Mbretërinë e Bashkuar nuk është se ka skuadra perfekte që nuk hasin vështirësi financiare. I tillë është rasti i skuadrës së femrave të Kristal Palasës. Vajzat mësuan se nuk do të kishin më financim, menjëherë pasi u rinovua kontrata me Uilfried Zaha. Kaq ka mjaftuar që të nisin zërat se paga e lojtarit në fjalë ishte arsyeja se pse nuk ka më të ardhura për ta.

Nuk mund të qëndronte pasi dëgjoi këto thashetheme dhe menjëherë vendosi që një pjesë të pagës së tij ai ta cconte për skuadrën e femrave të kristal Palasës. Në një postim në “twitter” ai shkruan: “Nuk ka asnjë problem, jam i lumtur që ndihmoj familjen e Kristal Palasës”. Një gjest prej zotërie, pasi vajzat kishin nisur që të gjenin sponsor privatisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online