Hysaj te PSG? “Jemi skuadër e madhe, po të…”

Elseid Hysaj ka folur për “Rai Sport”, por jo saktësisht për atë që presin të gjithë të mësojnë: të ardhmen. Çelsi është lakuar shumë së fundmi, ndërkoëh që nga Italia ka dalë edhe emri i PSG-së. Për të duhen 50 milion euro dhe me shifrat që po hidhen në merkato ka plot klube që i kanë hiçgjë për ta paguar klauzolën që në kontratë.

Gjithsesi shkodrani i Napolit, që mund të rinovojë kontratën deri në vitin 2023 (aktualja i përfundon më 30 qershor 2021) ka folur fillimisht për ecurinë e skuadrës së tij, duke theksuar se nuk ka ndikuar euforia në “rrëshqitjet” e javëve të fundit.

 

“Disa ndeshje kanë shkuar keq, jo ashtu siç kemi shpresuar. Jemi profesionistë, entuziazmi i tepërt nuk ka ndikuar në kokën tonë. Humbja me Fiorentinën? Jemi ndjerë keq për episodet që na kanë goditur”, është shprehur mbrojtësi i djathtë.

Sivjet Napoli mund edhe të dilte kampion, por nuk i rezistoi dot deri në fund garës me Juventusin, duke u dorëzuar. Për Hysajn duhet që të kaltrit të ruajnë grupin dhe me siguri sezoni i ardhshëm do të ishte i madh, çka duket si një mesazh për klubin jugor.

“Çfarë na mungon? Mund të them pak ose asgjë, jemi skuadër e madhe. Nëse qëndrojmë të gjithë këtu, sezonin e ardhshëm do të bëjmë një kampionat të madh. Juve më e fortë se ne? Është shumë e fortë, por edhe Napoli ka treguar gjëra të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *