Hysaj: Bashkë i kalojmë të gjitha, shpresoj që trajneri i ri të jetë italian!

Kombëtarja jonë mori një fitore mbrëmjen e sotme ndaj një kundërshtari modest si Andorra. Pas takimit, kapiteni Elseid Hysaj, foli për “RTSH” dhe “Supersport”, ku u shpreh:

“Shyqyr që fituam, duhej shumë për moralin e djemve dhe njerëzve që na ndjekin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjet në vijim. Punuam shumë mirë në topin e dytë si skuadër. Ekipit i jap kurajo, bashkë i kalojmë të gjitha. Uroj të mos na vijnë më momente të këqija.

Patëm shumë hapësira në pjesën e parë dhe i shfrytëzuam. Nuk patëm fat t’i shënonim dy golat shpejt. E patëm lojën në kontroll. Fituam dhe duhet ta gëzojmë këtë moment.

Goditja në kokë? Jam shumë mirë, ishte një goditje e momentit dhe jam shumë mirë dhe i gëzuar që fituam. Ishte një lojë shumë e vëshirë, ata bënë një lojë të ashpër. Çunat meritojnë komplimente, pasi ishin të qetë dhe morëm një fitore të rëndësishme. Kjo ndeshje duhej fituar që të rrinim në garë për t’u kualifikuar.

Besimin për kualifikim e kemi gjithmonë, kjo ndeshje sot vlen shumë për moralin. Morëm shumë kritika të padrejta dhe erdhëm këtu vetëm për të fituar. Trajnerin e ri e zgjedh presidenti. Për ne çunat, kemi nevojë për një trajner që na kupton. Unë shpresoj që të jetë një trajner italian, pasi ata kuptojnë shumë nga futbolli. Kushdo që të vijë, shpresoj të na japë një dorë të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online