Kukësi-Teuta nuk do të luhet në Kamzë, pasi nuk ka pasur një marrëveshje me drejtuesve verilidnorë dhe të atyre të Kamzës. Kështu zgjidhja ka ardhur ditën e sotme dhe ndeshja do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
“Ndeshja e javës së XIII-të, Kukësi – Teuta, do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00 të datës 12 nëntor 2018. Presidenti i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici ka menduar që hyrja në stadium, për tifozët të cilët dëshirojnë të ndjekin nga afër ekipin verilindor, të jetë pa pagesë duke ju bërë thirrje për të mbështetur në mënyrë masive skuadrën në “Selman Stërmasi”, njofton klubi i Kukësit.
Sot në “Selman Stërmasi” do të luajë Partizani-Laçi dhe takimi Kukësi Teuta do të jetë i pesit brenda kësaj jave. Në mesjavë u luajt Lacci-Skënderbeu dhe Tirana-Kukësin, ndërkohë që më parë ishte zhvilluar edhe Partizani-Kamza.