Shkëndija në histori, përplasje mes klubit dhe tifozerisë

Shkëndija është ekipi shqiptar që po na bën krenar të gjithëve. Skuadra tetovare arriti të kalonte në turin e tretë të Champions Leagues dhe tashmë do të ndeshet me Red Bull Salzburgun. Ekipi kampion i Maqedonisë dhe fituesi i Kupës së këtij vendi po kalon momente shumë të mira, por jo aq me tifozerinë tetovare.

“Sport Ekspres” mëson se Shkëndija ka përplasje me tifo-grupin “Ballistët”. Duket se tifo-grupi nuk do të udhëtojë drejt Austrisë, pasi klubi nuk i ka vendosur në dispozicion udhëtimin dhe biletat. Në kushte të tilla, skuadra tetovare mund të ketë një minus më të madh në stadium.

Në fakt, një tjetër përplasje mes klubit dhe tifozëve mund të ndodhë dhe për shkak të Fern Hasanit, ose njohur ndryshe si “Buba”. Lojtari u largua nga klubi, kjo për shkak të pagesës së tij të madhe. Lojtari shfryu kundër klubit në momentin që u largua, por ka patur përplasje dhe me ballistët, pasi është sharë me to. “Ballistët” nuk duan rikthimin e tij, ndërsa klubi po negocion që Hasani të rikthehet sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online