Hungaria ringjall Ferrarin, Fetel kthehet perfekt

Në pistën e preferuar, atë të Hungarisë, Fderrari është kthyer fuqishëm. Sebastian Fetel ka garuar në në ditët e tij të arta dhe ka fituar Çmimin e Madh hungarez dhe duke shkuar i qetë me pushime.

Triumf total, duke nisur që nga “pole-position” i së shtunës, ndërsa sot pas Fetelit u rendit ferraristi tjetër Kimi Raikonen.

Hungaroring është terren i vështirë për Mercedesin, me Botas e Hamilton që e mbyllën në vendet 3-4, pa kërcënuar asnjëherë dy kryesuesit.

Triumfi në garën e 50-të me Ferrarin për Fetel, që shkon 14 pikë mbi Ljuis Hamiltonin ndjekës në renditjen e Botërorit, ndërsa Botas është i treti me 169 pikë. Raikonen i pesti, por shumë pranë Rikardos, i cili doli nga gara që në nisje sot, i goditur nga Verstapen.

HUNGARORING

RENDITJA E PËRGJITHSHME PËR PILOTË

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *