Mats Humels ishte i vetmi që nuk kishte reaguar mbi vendimin e papritur të Hoakim Lëv për të lënë jasht kombëtares atë, Myler dhe Boateng. Dy lojtarët e tjerë patën reaguar më parë, duke u shprehur se e respektojnë çdo vendim sportiv të trajnerit, por jo ,mënyrën e lançimit të këtij lajmi.
Ish-mbrojtësi i Dortmundit ka zgjedhur “Twitter” për t’u “zbrazur”. Një linjë të përafërt me shokët e tij ka ndjekur edhe 30-vjeçari i Bayern që bie dakord me vendimin e Lëv, por shton se kjo mënyrë largimi nga kombëtarja tregon një mungesë respekti ndaj asaj që treshja ka dhënë për Gjermaninë.
“Unë dua të komentoj vendimin e trajnerit të kombëtares. Mendoj që ka qenë një vendim shumë i vështirë (të cilin e respektoj, natyrisht), por mënyra se si e kam marrë është e pakuptueshme.”
“Sipas mendimit tim, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me njerëzit e përfshirë në skuadrën tonë dhe ne gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë.”
“Tomas, Zherome dhe unë kemi dhënë gjithçka për ekipin kombëtar për vite me radhë dhe për mendimin tim ky vendim nuk është i drejtë ndaj asaj që kemi arritur.”
“Mund të them se ata ishin vite të mrekullueshme, 70 ndeshje ndërkombëtare që tejkalojnë gjithçka që kisha ëndërruar si fëmijë. Një total prej katër turneve të mëdha ku mu lejua të merrja pjesë, ku kurorëzuam edhe fitimin Kupën e Botës 2014.”
“Unë do ta mbaj atë ndjenjë përgjithmonë dhe unë me të vërtetë do të doja të bëja gjithçka për të përsëritur diçka të ngjashme”, perfundoi 30-vjeçari, që e mbyll karrierën me kombëtaren e tij në kuotën e 70 ndeshjeve, 5 golave, me mirënjohje të pamasë dhe “skalitjen” e emrit të tij në legjendat e futbollit gjerman. Ndoshta Lëv e “harroi” lehtë, por tifozët nuk bëjnë të tilla gabime.