Humbja me Kastriotin, Ilir Daja e thotë hapur arsyen

Flamurtari u thye në Fushë-Krujë nga Kastrioti me rezultatin 2-0, ndërkohë që nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja nuk ishin në dispozicion lojtarë si Enea Koliçi, Blerim Kotobelli, Xhevahir Sukaj dhe Elton Kale. Kjo e bëri edhe më të vështirë për vlonjatët, që duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës.

“Gjërat duhen marrë në vazhdimësi, pasi kishin dy muaj e ca pa pësuar asnjë humbje. Grupi i lojtarëve që kishim sot në dispozicion ishte i limituar. E keni parë edhe vetë, gjatë gjithë ndërrimeve të bëra ishin lojtarë të rinj. Ata kanë një perspektivë, por mungesa e eksperiencës për të përballuar ndeshje të tilla ku duhen patjetër tre pikët, ishte ajo që na solli edhe humbjen”, u shpreh Daja për mediat pas ndeshjes me Kastriotin.

Sa i takon Europës, ai beson ende se Flamurtari mund t’ia dalë edhe pse ka zbritur në vendin e pestë në klasifikim. Për këtë duhet fituar ndeshja e radhës me Laçin dhe Daja ka besim se mund t’ia dalin, pasi pritet të ketë edhe rikthime.

“Përderisa mund të rikuperojmë pikë, duke nisur nga ndeshja e radhës me Laçin, besoj se do të luftojmë deri në fund. Do kemi edhe rikthime”, u shpreh Daja në mbyllje. Kotobelli është rikthim i sigurt për Flamurtarin, pasi e shleu pezullimin prej kartonëve. Nën vëzhgim do të jetë Kale dhe Koliçi, që kanë pasur probleme dëmtimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online