Humbja me Bazelin, Seferi me dedikim për Xhakën

0

Uinterthur u mund minimalisht dy ditë më parë nga skuadra e Bazelit, sfidë kjo e vlefshme për Kupën e Zvicrës. Ishte një derbi mes shqiptarësh, teksa tek Uinterthur luajti për 90 minuta Taulant Seferi, ndërsa në krahun tjetër ishte Taulant Xhaka që po ashtu luajti një ndeshje të plotë, madje u zverdh në minutën e 61-të.

Skuadra e Xhakës arritur që të kalonte në raundin tjetër pas suksesit 1-0, por nuk kishte si të mungonte një dedikim nga ana e mesfushorit të Shpresave, i cili tani pret një ftesë dhe nga Panuçi. Në një postim në Instagram, Seferi tregon se ishte një ndeshje mjaft e fortë, megjithatë i uron shumë suksese Xhakës dhe e përshëndet këtë të fundit.

“Paraqitje shumë e fortë e ekipit, kundër një kundërshtari shumë të fortë si Bazeli. Jam i lumtur për paraqitjen e skuadrës, por jo nga rezultati. Ishte kënaqësi që të takoj Taulant Xhakën në stadium dhe i uroj shumë suksese”, shkruhej në postimin e Seferit, që me skuadrën e tij këtë edicion po bën mjaft mirë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.