Humbja dhe shpërthimi i Maradonës: Futboll barbar, arbitri e humbi kontrollin e ndeshjes!

Diego Maradona ka pësuar humbjen e parë në Meksikë dhe ka shpërthyer në akuza kundrejt arbitrit të ndeshjes. Ekipi i Dorados Sinaloa humbi ndeshjen në transfertë përballë Alebrijes de Oaksaka me rezultatin 1-0.

Trajneri argjentinas ka polemizuar pas ndeshjes me arbitrin e ndeshjes, duke e akuzuar këtë të fundit për lejimin e lojës së ashpër dhe faktin që ndeshja i doli jashtë kontrollit.

“Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, por nevojitej një arbitrim ndryshe për këtë ndeshje. Të dyja skuadrat luajtën në mënyrë barbare dhe dikush duhet të kontrollonte dhe të mbante rregull. Arbitri nuk i respektoi fare rregullat e lojës. Nuk dua një futboll të dhunshëm, dua që kjo që ndodhi të mos përsëritet më”, përfundoi Diego Maradona, i cili do të përgatisë një raport për FIFA-n për arbitrimin e ndeshjes së humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *