E mendonte prej kohësh, Hair Zeqiri lë futbollin

Arriti të kapë edhe kombëtaren dhe shihej si një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Produkt i Flamurtarit, ku luajti në një moshë të re. Pesë vite në elitë dhe më pas u transferua në Turqi te turqit e Rizespor.

Nuk rezistoi shumë atje. I mungonte familja dhe u rikthye në Vlorë. Me kuqezinjtë luajti edhe dy sezone dhe më pas u transferua te Kukësi. Ishte klubi i parë me të cilin ndërronte Flamurtarin. Pati sërish lëvizje mes këtyre dy klubeve, ndërkohë që në janar nënshkroi për Kamzën.

Asnjë ndeshje nuk luajt dot me skuadrën periferike të kryeqytetit dhe shkak u bë një dëmtim. Prej kohësh ishte në mëdyshje për ta mbyllur me futbollin e luajtur. E kishte menduar qe te Flamurtari, ku pati probleme me klubin për pagesat.

Nuk i bëhet të luante më dhe vitet e fundit më së shumti po e shtynte me futbollin. Pa dëshirë është e kotë të vazhdojë.  “Ajo që më bëri të mendoj apo të shoh pozicionin tim është motivi. Edhe pse jam në një moshë të re, nuk gjej motivimin që kam pasur kur nisa futbollin. Atë që bën duhet ta kesh pasion dhe ta bësh me dashuri. Pas shumë reflektimesh vendosa ta lë futbollin e të marr drejtime të tjera”, është shprehur Zeqiri në emisionin “Zona Gol” në Supersport. Në tetor mbush 30 vjeç dhe do të jetë larg futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online