Samuel Umtiti ka muaj që është rikthyer nga ai dëmtim i gjatë ne gju. Kampioni i Botës akoma nuk ka arritur të zërë një vend titullari, ndërsa Lenglet nuk ka ndërmend të lëshojë hapësirë.
Nga kjo situatë lajmet për largimin e Umtiti ka javë që “gëlojnë” dhe disa klube të Premier Ligës e Juventusi po qëndrojnë gati me paratë në dorë. Megjithatë atyre do i duhet të tërhiqen.
“Le Parisien” raporton sot se francezi dëshiron të vazhdojë deri në fund të kontratës me Barcelonën. Mbrojtësi edhe pse po has vështirësi për të gjetur minuta, është i gatshëm të luftojë për ta ndryshuar këtë.
Ai i ka kërkuar klubit të mos shqyrtojë asnjë ofertë për të, pasi ai dëshiron të qëndrojë. Kontrata e tij me ekipin katalanas përfundon në vitin 2023.