Liverpuli ka qenë një nga skuadrat që ka vuajtur më shumë nga dëmtimet këtë sezon, sidomos në repartin e mbrojtjes. Një mungesë shumë e rëndësishme në muajt e fundit ka qenë mbrojtësi i talentuar, Xho Gomez, që nën urdhrat e Klop ka qenë një lojtar shumë cilësor.
Mungesa e tij iu dha mundësinë Joel Matip dhe Dejan Lovren të merrnin një fanellë titullari, por dhe të dy këta mbrojtës kanë vuajtur nga dëmtimet. Gomez nuk luan që prej muajit dhjetor dhe që nga ajo periudhë, mbrojtja e Liverpulit ka pasur probleme.
21-vjeçari ishte dhe pjesë e padiskutueshme e kombëtares angleze, por nuk u rikthye dot në kohë që të grumbullohej për dy sfidat kualifikuese të kësaj jave. Por ky fakt është një lajm i mirë për Klopin, pasi Gomez do të ketë kohën e duhur që të rikuperohet plotësisht dhe me shumë gjasa, kur kampionati të fillojë, shtatlarti anglez do të zbresë në fushat e blerta.