Humanizëm anglez, nisma e Kristal Palas i emocionon të gjithë!

Futbolli anglez nuk rresht kurrë së surprizuari. Në ishull kanë një tjetër mënyrë të shijimit të lojës më të bukur me top dhe nismat janë ndër më të veçantat, ndërsa kësaj radhe surpriza vjen nga Kristial Palas. Klubi londinez ka marrë një nismë fantastike në këto ditë të ftohta dimri (1 në 200 persona është i pastrehë në Angli).

Këshilli i qytetit miratoi zgjerimin e stadiumit “Selhurst Park” nga 25 mijë vende në mbi 34 mijë, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë tifozëve të tyre, por jo vetëm. Ata kanë vënë në shërbim të njerëzve të pastrehë 10 shtretër kampi, batanije, ushqim dhe dushe të nxehtë në një nga sallat e stadiumit. Të enjten u hap salla dhe endacakët e parë shijuan një mbrëmje të ngrohtë.

Duam të vihemi në ndihmë të komunitetit. Jemi të kënaqur që po punojmë me Këshillin e Croydon dhe me agjencitë e tyre partnere për t’iu siguruar njerëzve në nevojë strehim në këtë mot dimëror jashtëzakonisht të ashpër”, komenton Fil Aleksandër, administratori i deleguar i Kristal Palas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *