Mou-Klop, ja si lindi rivaliteti më i madh në Premier League

Ishte fundi i vitit 2016 kur Federata Angleze e futbollit organizoi një event me të ftuar të gjithë trajnerët më të mëdhenj që kanë drejtuar në Premier League vitet e fundit. Emra si Ferguson, Antonio Konte, Arsen Venger, Pep Guardiola, Zhoze Murinjo dhe Jurgen Klop ishin të pranishëm.

E kur kanë kaluar më shumë se dy vite, është zbuluar një bisede mes Murinjos dhe shoqëruesit të tij, një bisedë tipike nga ato të teknikut portugez: Ironike! Mësohet se Mou i ka thënë mikut të tij se çfarë kërkon Klop në këtë event, pasi ai nuk është një trajner i madh.

Këto fjalë të Murinjos janë publikuar në të gjitha tabloidet britanike dhe deklarata e 55-vjeçarit po bën bujë. Nuk është lajm fakti që Murinjo dhe Klop nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe rivaliteti i tyre ka startuar që në kohën kur teknikët drejtonin Realin e Madridit dhe Borusia Dortmundin.

Dy trajnerët gjatë kohës kur drejtonin Borusia Dortmundin dhe Realin e Madridit

Ajo fitore 4-1 në 2013-ën në Ligën e Kampionëve e Dortmundit është ende një nga kujtimet e errëta të Murinjos dhe që nga ajo kohë, Klop është “armiku” i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online