Hoxhallari: Gabimi në derbi më rëndoi shumë, pushimet na kanë bërë mirë

Erjon Hoxhallari shënoi një gol fantastik kundër Flamurtarit, por rëndësi për të ka fitorja e ekipit. Mbrojtësi i bardhebluve ka folur për ndeshjen në “Supersport”, duke shprehur kënaqësinë e tij për nisjen e mirë të Tiranës. Kualifikimi nuk është arritur akoma, por Tirana nuk do të shkojë në Vlorë për të mbrojtur rezultatin.

“Më jep kënaqësi goli, por më kënaq më shumë fitorja. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe ta lëmë pas atë ngërç që patëm vjet. Gabimi me Partizanin? Çdo lojtar gabon, ai në derbi më rëndoi shumë. U ngrita dhe besoj se do vazhdoj kështu”.

“Fitorja e fundit në kampionat na dha shumë moral. Pushimet na kanë bërë mirë. Këtë e treguam edhe në fushë sot. Kualifikimi? Nuk mendojmë se jemi kualifikuar. Nuk shkojmë atje për ta mbrojtur rezultatin. Duhet të kërkojmë të shënojmë si këtu”.

“Ku mund të shkojë kjo Tiranën në kampionat? Duhet të mendojmë të ikim nga pozicioni ku jemi në renditje, më pas t’ia lëmë vazhdimësisë objektivat në kampionat”, përfundoi mbrojtësi i majtë i bardhebluve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online