Vendim i pritshëm, Gjici “dhuratë” për tifozët

Kukësi e nis kampionatin të shtunën në një ndeshje që do të zhvillohet në Kamzë kundër skuadrës së Laçit. Derbi i Veriut do të luhet prej orës 14:00, ndërkohë që presidenti Safet Gjici ka vendosur që hyrja për tifozët të jetë e lirë.

Në fakt e pritshme diçka e tillë, duke ditur rëndësinë e takimit me kurbinasit dhe rivalitetin mes këtyre skuadrave. Edhe në takimet e tjera Kukësi-Laçi është marrë shpesh ky vendim nga drejtuesit e Kukësit.

“Ndeshja e Javës së XIX-të për Kategorinë Superiore, Kukësi-Laçi, do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës ditën e shtunë, ora 14:00. Numri një i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që për këtë ndeshje hyrja në stadium e tifozëve dhe sportdashësve të jetë pa pagesë.

Gjithashtu, presidenti iu bën thirrje të gjithë tifozëve, që të ndjekin nga afër skuadrën tonë duke mbushur stadiumin në këtë sfidë të rëndësishme për Kategorinë Superiore”, njofton klubi i Kukësit përmes sajtit zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online