Real Madrid fitoi takimin kundër Levantes me rezultatin 2-1. Momenti kryesor i ndeshjes ishte penalltia e fituar nga Kasemiro që vendosi fatin e takimit. Pamjet filmike e tregojnë qartazi se kemi të bëjmë me një simulim të brazilianit.
Në përfundim të ndeshjes drejtuesi dhe ish-lojtari i Real Madrid, Emiljo Butragenjo refuzoi të komente mbi incidentin në fjalë, duke thënë se klubi i tij nuk flet asnjëherë për arbitrat.
Real Madrid were awarded a penalty for this ‘foul’ on Casemiro after a VAR review ?
The Brazilian with a late attempt to win Best Male Performance at the #Oscars #RealMadrid #LaLigapic.twitter.com/V2x27jwGme
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) February 25, 2019
Një deklaratë kjo shumë ironike, pasi pak më shumë se një muaj më parë vetë Butragenjo lëshoi kritika të panumërta kundër sistemit VAR dhe arbitrit në përfundim të ndeshjes kundër Real Sociedad për një penallti të pathënë ndaj Vinisjus, ku tha: “Ishte një penallti e qartë përse nuk u dha. Për çfarë ekziston VAR-i”.
Ndërkohë që s’duhet harruar se presidenti Florentino Perez dhe kapiteni i “Los Blancos” u shprehën kundër përdorimit të “VAR” në fillim të sezonit, ndërsa tani pikëpamja e tyre ka ndryshuar krejtësisht.