Uanda: Po e quajnë përbindësh, por i harrojnë sakrificat e tij! Ikardi interist me zemër

Rasti i penalltisë së akorduar për Fiorentinën në minutat shtesë, që solli barazimin e ndeshjes, ka shkaktuar polemika të mëdha në Itali. Një gjë e tillë ka lënë në plan të dytë çështjen e Mauro Ikardit, raporti i të cilit me Interin është krisur totalisht.

Uanda Nara, agjentja dhe gruaja e sulmuesit, ka reaguar në emisionin “TikiTaka”, duke insistuar se argjentinasi e ndjen shumë fanellën dhe Interin. Të gjithë po e bëjnë të duket si një përbindësh, por ai është ndryshe dhe ka rrezikuar dhe shëndetin për të dhënë kontributin e tij për ekipin zikaltër.

Në futboll ka shumë padrejtësi si: penalltia e Fiorentinës, qëndrimi i Perishiçit te goli i Politanos dhe mbajtja e Ikardit në shtëpi me gjithë këtë dhimbje që po ndjen. Po e bëjnë të duket si një përbindësh, por ai nuk është i tillë. Mauro ka respekt për të gjithë, për ngjyrat dhe bluzën e Interit. Ikardi është një interist i vërtetë dhe klubi i heq shiritin e kapitenit atij që e ndjen më shumë se të gjithë! Të thuash që është ndëshkuar për atë që kam thënë unë në TV është e tmerrshme, sepse flas këtu si një analiste. Nuk mund të lihet jashtë grupit, sepse Mauro e ndjen fanellën. Shumë mjekë janë habitur që ai ka zbritur në fushë i dëmtuar për Interin”, përfundon Uanda Nara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online