Saul “Kanelo” Alvarez shkroi historinë e boksit, teksa mundi në muajin shtator kazakun Genadi Golovkin, që deri vinte në duelin ndaj meksikanit me një rekord të pamposhtur me 38 fitore e një barazim, si dhe me tituj kampion bote.
Vendimi i gjyqtarëve u shoqërua me polemika, pasi shumë vetë e konsideruan Golovkinin si fituesin e vërtetë të duelit. Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar promotori i kazakut, i cili ditën e sotme zbuloi se “Shoqata Vullnetare e Anti-Dopingut” kreu një lëvizje të paprecedentë, duke anuluar një test dopingut të programuar për meksikanin menjëherë pas duelit me boksierin kazak.
Jake, Vada scheduled a random test for GGG a week after the fight. I made sure that Canelo was also going to be tested. Next day the random test was cancelled. Strange that it was scheduled then cancelled, maybe Canelo was already in MX eating steaks celebrating his “decision” https://t.co/HTrzBNiOYm
— Tom Loeffler (@TomLoeffler1) November 18, 2018
Kanelo në të shkuarën është pezulluar me 6 muaj për përdorimin e substancës “clenbuterol”, dënim që ai e justifikon me faktin se nuk ishte i vetëdijshëm për paligjshmërinë e saj. Sipas shumë analistëve boksi mund të renditet në vendet e para përsa i përket nivelit të korrupsionit.