Roma ka një plan dhe po përpiqet ta vërë në jetë, por shpesh bëhen edhe përjashtime. Në klubin verdhekuq, një nga synimet është edhe ulja e moshës mesatare. Gjithsesi ky rregull do të shkelet me afrimin e Gonzalo Higuain.
Argjentinasi me shumë mundësi nuk do të kthehet te Juventusi, pasi Sarri po planifikon si sulmues qendror Kristiano Ronaldon. Gjithashtu edhe Manxhukiç shikohet i rëndësishëm, ndaj për “El Pipita”-n nuk ka vend në kampin bardhezi.
Me Xhekon që është drejt largimit, Roma projekton rikthimin në Serie A të Gonzalo Higuain, autor i 117 gola në 192 takime në kampionatin italian. Sezoni i fundit nuk ka qenë i mirë për të, por i besohet nuhatjes së sulmuesit.
Higuain ka oferta nga Spanja dhe Gjermania, por dëshira e tij është që të shkojë në një klub që sipas Corriere dello Sport duhet të plotësoje dy kushte: të jetë një emër i rëndësishëm. Roma në Itali normalisht është një nga klubet që konkurron për vendet e sipërme të tabelës.
Kushti tjetër lidhet projektin teknik, që e sheh atë në qendër të tij dhe pjesë të rëndësishme. Me pak fjalë kërkon të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës. Me Xhekon që do largohet, normalisht që Higuain do të ishte numri “9” i Romës.