Higuain, mallkimi i finaleve që nuk do t’i ndahet kurrë

Juventusi shpenzoi 90 milionë për t’ia rrëmbyer Napolit verën e shkuar. “Dua trofe, ndaj zgjodha Juven”, tha Pipita.

E nisi mes talljeve për faktin se ishte kthter mbipeshë nga pushimet, por shënoi gola me shumicë dhe i bindi të gjithë se vlen aq sa u pagua, ose pothuajse…

Pothuajse, sepse Higuain ka një damkë: dështaku i finaleve!

Te Juventusi nuk e blenë për të fituar Serinë A, atë e futin në xhep edhe Sturarot me shokë.

Higuain u ble për Champions League, pikë! Për fat të keq, Higuain i ka fobi finalet.

Ka humbur finalen e Kupës së Botës dhe dy herë rresht Copa America me Argjentinën. Rastësi? Jo dhe aq, sepse në të gjitha finalet Gonzalo ka qenë inekzistent dhe akoma më keq, ne Argjentinën është bërë vendimtar në aspektin negativ, duke humbur raste flagrante për shënim.

Në Argjentinë e urrejnë, te Juventusi me siguri dashuria u zbeh dje, ku Pipita ishte një turist në Kardif, preku nja 20 herë topin, sa për të regjstruar emrin në finale, pa Ronaldon të përpinte trofeun dhe u kthye në shtëpi, humbës si zakonisht në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online