Duro “krasit” Flamurtarin: Ndryshime të detyruara, dua skuadër për trofe

Elton Nika

Flamurtari është me pushime, por mendja e trajnerit Duro është te ndërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm, teksa synohet ngritja e një skuadre që do të luftojë për trofe dhe pjesëmarrje në kupat e Europës. Ndërkohë kanë nisur të marrin dalëngadalë formë idetë për Flamurtarin e kampionatit tjetër. Minimalisht dhjetë lojtarë do të largohen, por do të ketë edhe përforcime të rëndësishme për të kompensuar lëvizjet në dalje. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, në një intervistë për “Sport Ekspres” ka folur rreth skuadrës që do të kërkojë të ndërtojë për sezonin e ardhshëm, por edhe për punën që po kryhet aktualisht në klubin vlonjat. Nuk ka munguar edhe një koment për Donjet Shkodrën.
-Profesor, sezoni futbollistik është mbyllur, por të gjithë janë të interesuar se çfarë po ndodh te Flamurtari. Ç’po ndodh në këtë periudhë?
Jemi duke punuar. Jo më larg se dje kemi pasur një takim me presidentin Idrizi dhe janë padyshim takime që në këtë moment kanë rëndësi për ndërtimin e skuadrës. Unë i kam parashtruar dhe kemi diskutuar rreth kërkesave të mia, afrimeve apo largimeve që do të ndodhin gjatë kësaj periudhe. Takimet natyrisht që do të vijojnë gjatë kësaj periudhe dhe diskutimet nuk do të mungojnë.
– Thuhet se do të ketë largime
— Po, janë të paktën dhjetë largime nga skuadra që mbylli këtë sezon. Ka lojtarë që u ka mbaruar kontrata, apo janë ende në kontratë dhe kjo do të zgjidhet me marrëveshje. Lojtarë, të cilët mendojmë se nuk janë të nevojshëm për skuadrën e sezonit tjetër.
– A mund të na zbuloni ndonjë emër?
-Ju lutem mos më kërkoni emra. E thashë se ne jemi duke diskutuar dhe padyshim që kemi objektivat tona. Natyrisht që në një periudhë të tillë do të ketë edhe largime. Emrat padyshim do të mësohen shpejt.
– Ç’mund të na thoni me lidhje me përforcimet që do bëhen në skuadër?
Do kërkojmë të realizojmë afrimet që jemi duke menduar, por nuk do të jetë e lehtë, pasi ka lojtarë që u ka mbaruar kontrata, apo edhe lojtarë që janë ende në kontrata. Pastaj, në këtë periudhë asgjë nuk është e lehtë.
Ku jeni përqendruar në merkato, në tregun vendas apo të huaj?
– Nuk ka rëndësi një fakt i tillë. Nuk ka asnjë problem nëse janë lojtarë të kampionatit shqiptar apo të huaj. Unë nuk bëj diferencime, e rëndësishme mbetet që lojtarët të cilët do të jenë pjesë e Flamurtarit, të jenë të rëndësishëm për objektivat e skuadrës. Jemi duke punuar dhe për emra në këtë periudhë është pak shpejt të flasësh. Sa i përket largimeve apo afrimeve në skuadër, për mua të rëndësishme mbeten tashmë afrimet dhe jo largimet. Afrimet janë shqetësimi im më i madh.
— Çfarë Flamurtari do të presim këtë sezon?
— Çdo sezon skuadra është ngritur për trofe dhe pjesëmarrje në kupat e Europës. Ky është qëllimi padyshim. Unë këtë e kam thënë edhe para përfundimit të kampionatit, aty ku duhej të realizonim fillimisht qëndrimin në Superiore. Jemi duke punuar dhe diskutuar, ndaj kuptohet se për afrimet vendos unë si trajner i Flamurtarit.
– Para dy ditësh është folur për një largim të mesfushorit Shkodra drejt Skënderbeut. Ç’mund të na thoni?
– Nëse është e vërtetë, e respektoj si një zgjedhje të tij. Nuk mund të them dot më shumë. Lojtarit i ka mbaruar kontrata dhe nuk e di nëse ky lajm është i vërtetë apo jo. Por, ndërsa ka bërë një zgjedhje të tillë, e respektoj. I takon lojtarit në fund të vendosë.
— Së fundmi, kur do e shohim Flamurtarin në fushë?
— Javën e parë të korrikut. Nuk marrim pjesë në kupat e Europës dhe kemi kohë përpara. Natyrisht që kjo periudhë do të shërbejë për skuadrën e sezonit tjetër, ndërkohë javën e parë të korrikut do të nisim nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online