Higuain gjithnjë e më afër Çelsit, tashmë e “pranon” dhe… Gatuzo!

Milani dhe Juventusi do të diskutojnë pasditen e nesërme Superkupën e Italisë mes tyre, në Arabinë Saudite. Në prag të ndeshjes gjërat në kampin kuqezi duket se nuk janë edhe aq të mira. Transferimi i mundshëm i Gonzalo Higuain drejt Çelsit e ka trazuar jo pak ambientin e “djallit” ditën e fundit, ku lajmi se argjentinasi do të largohet duket se po rezulton i vërtetë.

Gjithsesi, kjo gjë pritej që mos të ndikonte në ecurinë e ndeshjes së nesërme, por mediat në Itali, kanë raportuar se Higuain nuk do të luajë. Pasditen e 16 janarit, pritet që si titullar të aktivizohet Patrik Kutrone, i cili në rast largimi të “El Pipitas” do të ketë në shpatullat e tij peshën e sulmit kuqezi.

Ndërkohë, ngërçi i vetëm i marrëveshjes me Çelsin, qëndron te fakti që drejtuesit e Milanit, kërkojnë nga Juventus që t’i rimbursohet kësti prej 18 milionë eurosh që paguan për huazimin e argjentinasit, pasi kartoni akoma zotërohet nga ekipi bardhezi. Për t’u kthyer te ndeshja që do të luhet nesër, në rast se Higuain nuk aktivizohet, atëherë me shumë mundësi pritet që të jetë fundi i historisë së tij me Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online