Ditën e sotme është hedhur shorti i 1/8-ave të “Copa del Rey”, ose ndryshe Kupa e Mbretit në Spanjë. Goglat e zgjedhura u treguan bujare me ekipet e mëdha, pasi gati të gjitha kanë kundërshtarë lehtësisht të kalueshëm në letër.
Kështu, kampionët në fuqi të Barcelonës do të kenë përballë Levanten, ndërsa Reali i Madridit do të luajë në derbi me Leganes. Atletiko e Madridit do të luajë ndaj Zhironës, ndërsa Valencia do të ketë përballë ekipin nga Segunda, Sporting Gijon.
Atletik Bilbao-Sevija, shihet si supersfida e këtij turi në Kupën e Mbretit, ndërsa një tjetër sfidë interesante pritet të jetë dhe ajo e Vijarealit me Espanjolin, apo dhe Betis-Sociedad. Sistemi i ndeshjeve është vajtje-ardhje dhe ndeshjet do të luhen në muajin janar.