Hidhen poshtë zërat për tolerim, Trashi: Maksimumin me Kamzën

Lorenc Trashi doli para mediave sot krah trajnerit Gega dhe fillimisht foli për mungesën e tifozëve, për të vijuar më pas me pyetjet e tjera të gazetarëve. “Normalisht është e rëndë mungesa e tifozëve, ata janë mbështeteja e madhe. Është vendim i marrë nga Federata dhe nuk e gjykoj dot. Si çdo lojtar de çdo ekip, e ndjen mungesën e tifozëve”.

MORALI – “Vijmë nga një humbje me Skënderbeun, që e kemi harruar.  Duhet të mendojmë për Kamzën, që e kemi studiuar. Ata kanë një ekip ë mirë, i pamë me Tiranën. Duhet të japim më të mirën tonë që të marrim trepikëshin”.

SHIRITI – “Kanë kaluar problemet e vjetshme. Është futur një frymë tjetër, janë ndarë disa gjëra, kush do jetë kapiteni, kush do të jetë zëvendëskapiteni. I kemi zgjedhur ne lojtarët dhe është gjë e mirë”.

NDRYSHIMI I PARTIZANIT – “Jam shprehur se ky ekip, ndryshe nga sezonet e kaluara, është më shumë pa bujë. Besoj ky do të jetë çelësi i suksesit. Të gjithë trajnerët kanë taktikat e tyre. Nuk mund të jap një mendim. Pozicioni? Unë luaj aty ku mendon trajneri, aty ku ka nevojë ekipi.

GJENDJA E SKUADRËS – “Çdo ekip në fillim ka probleme, ndeshjet e para studiohen kundërshtarët. Ndeshjet në vazhdim do tregojnë forcën e ekipit”.

ZËRA PËR TOLERIM – Për këtë çështje ishte trajneri Skënder Gega ai që foli: “Unë personalisht kurrë nuk do kem dëshirë dhe nuk do marr pjesë në asnjë lloj bamirësie. Ajo që ka ndodhur, nëse ka ndodhur, dhe ju keni qenë prezentë me Kamzën, është diçka që nuk më takon mua. Do dëshiroja më mirë të humbisja, se sa të përzihem me marrëveshje dashamirësie., Dua të marr atë që unë kontribuoj. Asnjë profesionist nuk duhet të ndërhyjë në të tilla marrëveshje. Jam i qetë dhe nuk më intereson asgjë. Duhet të sillemi ndryshe, si profesionistë. Nëse gabojmë, secili merr përgjegjësinë, unë i pari. Është presion, por është edhe për të ulur fokusin. Në fushë nuk do të ndodhin, të paktën sa të jem unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *