Herrera dhe Junajtid drejt “divorcit”, Franca destinacioni i ri

Ander Herrera është në vitin e fundit të kontratës së tij te Mançester Junajtid. Mesfushori bask ka marrë shumë minuta këtë sezon, por ai nuk është në planet afatgjatë të drejtuesve të “djajve të kuq”.

Sipas “The Sun”, Junajtid i ka ofruar Herrerës një rinovim për dy sezona, që me shumë gjasa nuk do të pranohet nga futbollisti.

Sipas së përditshmes spanjolle “MARCA”, për Herrerën ka ardhur një ofertë marramendëse nga PSG-ja. Kampionët e Francës i kanë ofruar 28-vjeçarit një kontratë 3-vjeçare me pagë 9 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *