“Heroi” Irakli Dzaria i jep zemër Kukësit

0

Irakli Dzaria është nga ata lojtarë që ka bindur te Kukësi dhe presidenti Safet Gjici e ka ndarë nga të tjerët pas kualifikimit me vuajtje. Gjeorgjiani i nderoi verilindorët me golin e shënuar. “Jam vërtet i lumtur që shënova një gol shumë të rëndësishëm kundër Valetas. Ky është një gol shumë i rëndësishëm në karrierën time, por jam i lumtur mbi të gjitha që skuadra shkoi në raundin e dytë”, thotë Dzaria fillimisht në “Supersport”.

Më tej mesfushori ka komentuar takimin e zhvilluar në Maltë: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Valeta është një skuadër shumë e fortë. Pas golit të tyre ne bëmë gjithçka që të shënonim një gol dhe ia dolëm. Unë besoj te kjo skuadër, te këto lojtarë dhe ne bëmë gjithçka për të shkuar në raundin e dytë”.

Tanimë Kukësi ka një mision edhe më ë vështirë, pasi përballë do të ketë kampionët e Azerbajxhanit, Karabakun. Gjithsesi Dzaria ka besim se mund të bëjnë tutje. “Karabaku është një skuadër shumë e mirë, pasi një vit më parë ishin në grupet e Championsit. Ata kanë lojtarë shumë të fortë, kanë futbollistë që luajnë me kombëtaret respektive, por ne duhet të luftojmë dhe gjithçka është e mundur”, përfundoi Dzaria, që deri në fund të sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e Kukësit, pasi është nën kontratë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.