Hazard tremb Sarrin: E adhuroj Çelsin, por ëndërroj të luaj në Spanjë

Eden Hazard po kalon një moment të shkëlqyer. Me ardhjen e Sarrit në pankinë, belgu po shënon me lehtësi dhe është kthyer në liderin e skuadrës. Dy gola përballë Liverpulit në pak ditë dhe gjashtë në total në Premier Ligë, duke kryesuar tabelën e golashënuesve.

Megjithatë, Hazard ka trembur Sarrin dhe tifozët londinezë me prononcimin e dhënë për “BT Sport”. Ai është i lumtur në Angli, por ëndrra e tij është të luajë në Spanjë.

‘Do t’iu tregoj të vërtetën, doja të largohesha pas Botërorit, sepse ëndrra ime është të luaj në Spanjë. Më pas bisedova me drejtuesit e Çelsit dhe trajnerin dhe iu thashë: ‘Unë mund të qëndroj, nuk ka asnjë problem’. Më pëlqen të punoj me Sarrin dhe jam i lumtur që qëndrova. Kam dhe tre vite kontratë me Çelsin.”

“Ekziston mundësia të qëndroj përgjithmonë këtu, por ekziston dhe mundësia që të largohem në të ardhmen. E adhuroj klubin, tifozët, qytetin dhe shokët e skuadrës, kështu që është e lehtë për mua të qëndroj këtu. Çelsi është pjesë e jetës time, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundon 27-vjeçari i “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online