U19 | “Shpërthen” Shkëndija e Tiranës, garë e fortë në grupin B

 

Sot është zhvilluar dhe java e pestë e Kategorisë Superiore për 19-vjeçarët. Rezultate deri diku të pritshme, pasi në grupin a, Shkëndija e Tiranës vijon që të dominojë, pasi sot ka shpartalluar Porton me rezultatin 7-0.

Tirana po ashtu ka arritur që të marrë pikë të plota ndaj Akademia AAS, ndërsa Partizani ka ngecur në një barazim 2-2 me Laçin. Sukses ka arritur dhe Iliria.

 

U19 / Grupi A/ Java e pestë

Tirana 2-0 Akademia AAS

Shënues: Veriu 20’, 30’

Laçi 2-2 Partizani

Shënues: Prenga 59’ 82’/ Çela 4’, Gjikaj 12’

Shkëndija Tr. 7-0 Porto

Shënues: Bushi 9’, Ajazi 38’, 64’ Leci 40’ , Gjeta 74’,84’, Culi 90’

Internacional Tr. 1-2 Iliria

Shënues: Bernaca 48’ / Sulaj 17’ (pen), Manushi 72’

 

Në Grupin B nuk është zhvilluar ndeshja mes Tomorit dhe Dinamos. Garë e fortë për kreun, pasi Flamurtari, Besa, Shkëndija e Durrësit dhe Teuta ndajnë vendin e parë me nga 12 pikë secila. Vlonjatët kanë triumfuar në Pogradec, ndërsa Besa me goleadë ka fituar ndaj Elbasanit. Shkëndija e Durrësit është mjaftuar nga një gol në transfertë me Skënderbeun, ashtu si dhe Teuta me Luftëtarin,

 

U19 / Grupi B / Java e pestë

Tomori – Dinamo (nuk u luajt)

Besa 5-0 Elbasani

Shënues: Lemeti 7’, Deliu 22’, 32’, Daja 27’ Gjongecaj 75’

Skënderbeu 0-1 Shkëndija Dr.

Shënues: Hoxha 85’

Teuta 1-0 Luftëtari

Shënues: Pashollari 21’

Pogradeci 1-3 Flamurtari

Shënues: Hyzellari 20’ / Merkaj 53’, Rrapaj 83’, 84’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online