Çelsi bllokon emërimin e Antonio Kontes te gjigandët europianë

Antonio Konte dhe Çelsi, një divorc i hidhur dhe që po vazhdon në dyert e gjykatave. Ndarja mes palëve nuk ishte aspak e mirë dhe tensioni ndërmjet tyre, rrezikon të ndikojë në mënyrë direkte në të ardhmen e afërt të trajnerit. Ish-drejtuesi i bluve të Londrës cilësohet kandidati numër një i Milanit, në rast se kuqezinjtë do të vendosin të largojnë Xhenaro Gatuzon.

Edhe pse kuqezinjtë ëndërrojnë të afrojnë teknikun, që në të kaluarën ka drejtuar edhe Juventusin dhe përfaqësuesen italiane, beteja e tij ligjore me Çelsin mund të përbëjë një pengesë mjaft të madhe. Lufta për prishjen e parregullt të kontratës vazhdon dhe duket e vështirë që kjo çështje të përfundojë në të ardhmen e afërt.

Beteja ligjore mendohet se mund të vijojë edhe për disa muaj, ndërsa në rast se gjykata vendos që largimi i Antonio Kontes ishte i padrejtë, trajneri do të përfitonte 10 milionë euro nga kontrata e prishur në mënyrë të njëanëshme nga klubi anglez. Edhe pse Milani e kërkon me forcë, prioriteti i trajnerit në këto momente është të vendosë drejtësinë në vend.

Drejtuesi i stolit ka qenë gjithmonë një prej të preferuarve të kuqezinjve, të cilët kërkuan ta afronin në “San Siro” edhe përpara se të emëronin Gatuzon, në momentin e largimit të Montelës. Nga ajo kohë, asgjë nuk ka ndryshuar, me Konten që mbetet zgjedhja e parë, pas ecurisë jo të kënaqshme të Milanit në Serinë A italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online