Hazard thumbon Totenhemin: Stadiumi i ri? Po trofetë?!

Çelsi dhe Totenhemi njihen për rivalitetin mes tyre, duke ditur që të dyja janë klube londineze. Ndeshjet e mes dy skuadrave shpesh karakterziohen nga një luftë e madhe sportive, por ka raste që përplasjet kalojnë edhe jashtë fushës, ku thumbimet nuk mungojnë.

Më i fundit ka ardhur nga Eden Hazard. Belgu, i pyetur për stadiumin e ri që rivalët e Çelsit kanë bërë, u përgjigj me ironi, duke thënë se është diçka shumë e mirë, por që trofetë përsëri i ka Çelsi dhe jo Totenhemi. Konkretisht, sulmuesi u shpreh:

Stadiumi i ri i Totenhem

“Për Premier Ligën është diçka e mirë, një stadium i ri si dhe lojtarët e nivelit të lartë. Gjithsesi, në fund duhet të dini që Çelsi ka shumë trofe, ata nuk kanë, kështu që shpresoj që diçka e tillë të vazhdojë”, përfundoi Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online