Hazard “sfidon” shokun e ekipit: Kam qenë më i mirë kur isha sa ai!

Eden Hazard ka gjithmonë diçka interesante për të thënë sa herë prononcohet për mediat. Këtë herë është ndalur tek ylli i ri që ka në ekip, Kallum Hudson-Odoi. I pyetur nga gazetarët për 18-vjeçarin, belgu thuri lëvdata për të, por ajo çka tingëlloi më shumë ishte fjalia se ai ka qenë më i mirë se anglezi kur ishte në moshën e tij.

“Mendoj se kam qenë më i mirë”, tha tekstualisht Hazard. Sigurisht kjo deklaratë e tij ishte në kuadrin e një shakaje sepse Hazard njihet për përulësinë që e karakterizon. Ai e vazhdoi komentin e tij, duke e lavdëruar talentin e Çelsit.

Eden u shpreh për Hadson-Odoi se është një talent i madh, por duhet të jetë i përulur. Gjithashtu tha se ai ka besim se i riu do të qëndrojë te Çelsi edhe pse londinezët kanë shumë lojtarë krahu, por minutat do të vijnë me kalimin e kohës.

“Unë i jap këshilla vazhdimisht sa herë ma kërkon. Që kur ka ardhur të stërvitet me ne ka treguar se është një talent i madh. Luan me shumë besim. I kam thënë se është e rëndësishme të qëndrojë i përulur.  Mendoj se do të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’. Ne kemi lojtarë të mëdhenj në krahë si Uillian apo Pedro. Gjithsesi koha e tij po vjen, ai luajti sot dhe do të luajë edhe shumë ndeshje të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *