Mesfushori i Tiranës, Edon Hasani, ishte autori i golit të fitores në takimin kundër Skënderbeut dhe pas ndeshjes, foli për emisionin “Gol pas Goli”, ku u shpreh:
GOLI – “Në fakt, në momentin e golit isha shumë i emocionuar dhe pasi mbaroi pjesa e parë, Arbër Laçi më tha që do të shënoja. Ishte një gol tre pikësh dhe këtë gol ia dedikoj pikërisht drejtorit, pasi më mbushi me besim. Në 20 minutat e fundit, luajtëm me 10 lojtarë dhe të gjithë sakrifikuam shumë. Jam shumë i lumtur që shnëova dhe që morëm tri pikët”.
NDESHJA – “Ne po i marrim ndeshjet me radhë, ashtu siç u futëm për t’i marrë pikët, i morëm, edhe pse me pak fat. Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë, humbi disa raste. Edhe ne kemi lënë shumë pikë këtë sezon duke shprdoruar. Tani që janë ndeshjet e fundit, na duhen vetëm pikët e plota”.
DERBI – “Të them të drejtën, të mërkurën kemi ndeshje me Gjirokastrën. Po mendojmë për atë ndeshje, jemi në garë për të arritur në finale. Pastaj do të mendojmë për derbin. Edhe derbi vlen tre pikë për ne dhe do të futemi për ta fituar, pasi jemi në luftë për mbijetesë”.
PENALLTIA – “Penalltia ishte, edhe në momentin e golit isha i kthyer nga gjyqtari për të pretenduar. Edhe pse Greca ishte i shtrirë, e prisja që do të pasonte dhe isha gati për të shënuar. Për derbin? Të shtrengojmë dhëmbët të gjithë çunat dhe të marrim pikët, si të luajmë keq, ashtu dhe mirë. Nuk ka më rëndësi loja, rëndësi kanë vetëm pikët”.