Harrojini telefonat: Rregullat e reja të Pep Guardiolës, gjoba dhe zero tolerancë!

Pep Guardiola është një trajner që merret me çdo detaj dhe dëshiron të ketë një kontroll të plotë të grupit të lojtarëve. Përveçse i fiksuar mbas taktikave të tij, që i kanë dhuruar 24 tituj në 10-të vitet e fundit, trajneri i Mançester Sitit është i prerë dhe strikt sa i përket rregullores së brendshme të klubit.

Barazimi me Uolvesin e ka mërzitur spanjollin, i cili dëshiron të fitojë gjithmonë dhe tenton të konfirmohet në ishull mbas titullit të sezonit të kaluar, por dhe të fitojë Championsin me Sitin.

Para disa kohësh, ai bëri ndryshime në ushqimin dhe veshjen e lojtarëve. Nuk lejohen më lëngjet e frutave dhe ushqimet të tipit hamburger, ndërsa lojtarët duhen të kishin një kod veshje të caktuar, duke shmangur veshjet ekstravagante.

Guardiola nuk është ndalur dhe ka prezantuar sistemin e ri të gjobave për të rregulluar sjelljen e lojtarëve të tij. Do të ndalohet përdorimi i telefonave gjatë seancave të stërvitjeve, analizave të ekipit, gjatë qëndrimit në palestër dhe në Akademinë e klubit. Ata do të lejohen vetëm në dhomat e zhveshjes. Aspak tolerancë për lojtarët që vijnë në stërvitje dhe ata që nuk përkushtohen në seancat stërvitore.

Mbrojtësi Mendi dhe gjermani Sane ishin të parët që e pësuan nga rregullat e reja të trajnerit. Francezi u dënua me gjobë për ardhjen me vonesë në stërvitje, ndërsa Leroi Sane nuk u grumbullua për ndeshjen me Njukasëllin për shkak të mungesës së angazhimit në stërvitje. Sinjali është i qartë për të gjithë dhe nuk do të ndikojë aspak vjetërsia e lojtarëve, apo rrogat e tyre, sepse Guardiola nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë lojtar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online