Napoli pret mbrëmjen e sotme Romën, në një duel që pritet mjaft me interes, pasi të dy ekipet kanë pritshmëri të mëdha. Napoli nuk arrin të fitojë ndaj Romës në “San Paolo” që prej vitit 2015 dhe sot do të provojë që të rikthehet të fitojë ndaj verdhekuqve.
Pikërisht ndeshjen e sotme, kapiteni i të kaltërve, sllovaku Marek Hamshik do të thyejë një tjetër rekord. 31-vjeçari do të zhvillojë ndeshjen e 511-të me fanellën e napoletanëve, duke thyer rekordin që mbahej më parë, nga Xhuzepe Bruskoloti. Hamshik ka ardhur në Napoli në vitin 2007, ku në atë kohë shpërtheu me fanellën e Breshias fillimisht.
Sllovaku gjithashtu mban mbi super dhe rekorde të tjera, duke qenë gati-gati një mit në qytetin e Napolit. Mesfushori ka shënuar plot 120 gola, 5 më shumë se legjenda Diego Armando Maradona. Gjithashtu, Hamshik ka shënuar 100 gola në Serinë A, vetëm 6 më pak se Atila Salustro, i cili e mban rekordin që në vitin 1937. Në kompeticionet evropiane po ashtu, 31-vjeçari numëron 15 gola, ku i duhen edhe 4 të tjerë për të barazuar Edinson Kavanin, i cili numëron më shumë se çdokush me napoletanët.