Marek Hamshik e ka vendosur përfundimisht fatin e së ardhmes. Sllovaku do të lërë Napolin pas plot 12 vitesh, për t’u transferuar në Kinë, ku e pret ekipi i Dailan Jifang, me të cilët luan dhe Karrasko e Gaitan.
Detajet e transferimit janë bërë të ditura nga mediat italiane, ku Napoli do të perfitojë 18 milionë euro + 2 bonuse, me totalin që shkon në 20 milionë euro. Për mesfushorin do të ketë një pagë vjetore prej 9 milionë eurosh, ndërsa kontrata do të jetë 3-vjeçare.
Marek Hamshik ishte shndërruar në një simbol për ekipin e Napolit, ku dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. 31-vjeçari numëron plot 121 gola me fanellën e kaltër, duke kaluar në këtë renditje dhe legjendën, Diego Armando Maradona.