Hamilton triumfon në shtëpinë e Ferrarit, Vetel aksidentohet

Pritej të ishte një festë për Ferrarin dhe pilotët e saj, por tifozët e shumtë të pranishëm në Monza janë zhgënjyer në fund të garës. Luis Hamilton ka fituar çmimin e madh të Italisë duke rritur diferencën me Vetel: nga 17 në 30 pikë. Raikonen e mbylli në vendin e dytë, ndërsa podi kompletohet nga Valeri Botas. Vetel e mbylli në vendin e katërt, ndërsa pas tij u rendit Verstapen.

Gara nisi me një episod, që do të diskutohet gjatë, sepse në xhiron e parë Hamilton preku makinën e Vetel në pjesën e djathtë, i cili humbi shumë sekonda nga ky kontakt dhe përfundoi i fundit. Hamilton dhe Raikonen luftuan për vendin e parë, por kampioni i botës arriti të fitonte në Monza duke iu afruar titullit kampion. Strategjia e Mercedezit rezultoi fituese, sepse drejtuesit vendosën të mbajnë Hamiltonin në pistë tetë xhiro mbasi Raikonen ishte futur në bokse për të ndërruar gomat e buta në xhiron e 20-të.

Botas bëri të pamundurën për të bllokuar finlandezin e Ferrarit dhe ia doli duke i dhënë një dorë britanikut për të fituar garën. Raikonen kryesoi deri tetë gara nga fundi, por konsumimi i gomave nuk i lejoi atij të përballonte deri në fund duelin me Hamilton, i cili parakaloi Raikonen dhe arriti fitoren e pestë në karrierë në cirkuitin e Italisë.

Renditja e përgjithshme

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online