Hamilton dhe Mercedezi “fluturojnë”, Ferrari katastrofë!

0

Luis Hamilton ka siguruar një tjetër pole position. Britaniku dhe Mercedezi i tij tregohen sërish të pakapshëm, ndërsa Ferrari vazhdon të hasë probleme të mëdha.

1:11:767 është koha e regjistruar nga kampioni në fuqi në çmimin e madh të Gjermanisë. Nga vendi i dytë do të niset nesër Red Bulli i Maks Verstapen, ndërsa Valeri Botas regjistroi kohën e tretë më të shpejtë.

Probleme teknike pafund për Ferrarin. Çarls Leklerk u rendit në vendin e dhjetë, ndërsa Sebastian Vetel do të niset nga vendi i fundit në garën e nesërme të Hokenheim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.