I kërkoi t’i kthente nderin pas 116 vitesh, Juve i përgjigjet anglezëve

0

Klubi i League Two, Nots Kaunti është në vështirësi të thella financiare dhe është zhytur në borxhe, duke mos pasur mundësi as të sigurojë bazën materiale. Në vitin 1903, ata i dhuruan bluza bardhezi Juves, që deri atëherë luante me këmisha rozë me kravatë. Torinezët kërkuan ndihmë te anglezët.

Nots Kaunti e pranoi kërkesën dhe nisi uniformat nga Notingemi në Torino. Këtë borxh që “Zonja” ka ndaj tyre, ata kërkojnë që t’ia kthejnë tani. Direkt pas kësaj kërkese ka ardhur përgjigja e drejtuesve bardhezinj.
Mediet italiane raportojnë se Anjeli ka firmosur një mandat, ku i kërkon “Adidas” të kompletojë me bazë materiale klubin anglez. Veshjet janë nisur drejt Notingemit, por Nots Kauntit i është dashur ta anulojë këtë marrëveshje.

Kjo ka ndodhur për shkak të një gjobe të mundshme që mund të merrnin nga sponsori i tyre, “Puma”. Kjo e fundit e ka rinisur furnizimin me uniforma të reja, pasi klubi doli ditën e djeshme nga kolapsi. Një biznesmen danez është pronari i rii Nots Kaunti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.