Hames çmend 6000 tifozë, i kujton Benfikës humbjen poshtëruese

Hames Rodrigez ishte një ndër lojtarët më të mirë në fitoren 2-0 të Bajernit në transfertën ndaj Benfikës. Kolumbiani u zëvendësua në minutën e 79-të dhe tifozët vendas filluan të vërshëllenin në masë për shkak se 27-vjeçari është një ish-lojtar i rivalëve të tyre të përjetshëm, Portos, ku ka luajtur për tri sezone.

Sjellja e tifozëve vendas e acaroi shumë lojtarin  e Bajernit, por ai gjeti një mënyrë origjinale për t’iu përgjigjur dhe për të mos u ndërshkuar nga gjyqtari për provokim, duke u treguar atyre pesë gishta, një simbol që simbolizon fitore 5-0 të Portos ndaj Benfikës  tetë vite më parë, në një ndeshje ku ai u fut si zëvendësues.

 

Përmbledhja e ndeshjes së lartpërmendur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *