Hamburgu, karton të kuq tifozëve jobesnikë

Një ndër aspektet që e bën krenare Gjermaninë për sa i përket futbollit është edhe mbushja e stadiumeve, me mijëra tifozë që vërshojnë çdo javë, aq sa klubet e Bundesligës kanë kërkesa pa fund për abonime vjetore.

Megjithatë, tifozë të pakënaqur ka kudo dhe ndër më të pakënaqurit janë ata të Hamburgut.

Klub i madh, një herë kampion Europe, por prej vitesh në vorbullën e mbijetesës, ndaj shumë tifozë janë lodhur.

Këtë sezon Hamburgu vuajti deri në fund dhe pati momente kur u mendua më e keqja, por fitorja ndaj Volfsburgut në javën e fundit evitoi ndeshjet play-off.

Tani klubi do të marrë masa për tifozët tradhtarë. Janë rreth 600 të abonuar që nuk kanë plotësuar kriterin minimal, praninë në të paktën 12 ndeshje nga 17 të tilla në stadiumin e Hamburgut.

Për pasojë, klubi do t’u fshijë abonimin dhe do t’ua kalojë tifozëve që janë në listën e pritjes, listë e gjatë, pasi janë 1500 tifozë në pritje dhe duket se do të hidhet short për të zgjedhur cili do të përfitojë abonim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online