Shpresat e bardhebluve, në dorë të Etikës dhe Komitetit

Etika, UEFA dhe Komiteti Ekzekutiv. Këto janë shanset e Tiranës për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Tre organe që mund të marrin vendim që skuadra legjendare të kthehet me ekipet më të mira të Shqipërisë. Por, që të ndodhë një gjë e tillë, më parë duhet të ndodhin shumë gjëra të tjera, që do të thotë vendime të mëdha.

UEFA – Një nga shanset e mëdha është një vendim i komisionit disiplinor të UEFA-s. Që do të thotë një dënim i Skënderbeut nga komisionet disiplinore evropiane do të sillte një gjendje pozitive për ekipin bardheblu. Tirana dhe çdo skuadër tjetër që pretendon qëndrimin në Superiore apo ngjitjen në këtë kategori mund të luajnë ndeshje shtesë. E sigurt është që nëse ndodh dënimi i Skënderbeut, dy janë mundësitë. Tirana përfiton nga kuvendi, ose nuk ka automatikisht qëndrim të Tiranës në Superiore. Duhet të luajë me Bylisin dhe Besëlidhjen, madje edhe me Korabin ndeshjes shtesë për të vendosur kush qëndron në Superiore. Gjithsesi, do të jetë FSHF-ja ajo që do të marrë një vendim përfundimtar.

Etika – Një tjetër vendim pritet këtë javë nga Komisioni i Etikës. Thuhet se ky komision do të analizojë çështjen “Skënderbeu” ditën e premte. Komisioni mund të dalë me një vendim përfundimtar për këtë çështje. Nëse Skënderbeu dënohet dhe zbret një kategori më oshtë siç flitet, mund të përfitojë Tirana si në opsionin e parë. E njëjta situatë edhe nëse çështja zgjidhet nga prokuroria dhe gjykatat.

Komiteti – Shansi më i madh për Tiranën është një vendim i Komitetit Ekzekutiv këto ditë. Që do të thotë nëse për mëshirë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mblidhet për të ndryshuar skemën, për ta bërë me 12 ose 14 ekipe, Tirana ka shanse që të qëndrojë në Kategori. Kjo do të thotë se sërish Tirana rrezikon të mos qëndrojë automatikisht në Superiore. Komiteti duhet të vendosë modalitetet e çështjes, por gjasat janë që përfituesja të jetë Tirana e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online