Halli i Skënder Gegës tani është tjetër

Fitorja me Kamzën i vlen shumë Partizanit, por duhet thënë se tifozët janë plotësisht të pakënaqur me atë që dha skuadra e tyre e zemrës në fushën e blertë. Pjesa e parë ishte shumë e dobët, ndërkohë që entuziazmi për huazimin e Rubin Hebajt sikur ka rënë disi, pasi shkodrani ende nuk e ka shfaqur veten deri më tani.

Gjithsesi trajneri Gega tani i duhet të menaxhojë lojtarët e sulmit, të cilët nuk janë të paktë te të kuqtë. Hebaj është qendërsulmuesi kryesor, por në majë mund të luajë edhe Emanuel Mensah. Ganezi është aktivizuar në atë pozicion te Laçi para dy sezonesh dhe spikati. Problem tjetër janë anësorët.

Trashi, Asani, Progni dhe Bardhi janë lojtarët që momentalisht ka Gega në dispozicion. Por, veç tyre tani shtohet edhe braziliani Lukas Kardozo. Autori i tre golave sezonin e shkuar, ka mbërritur në Shqipëri dhe së shpejti do të jetë gati për lojë. Të mos harrojmë edhe Besart Abdurahimin, situata e të cilit nuk dihet saktësisht, pasi klubi i Partizanit ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.

Para disa kohësh trajneri Skënder Gega deklaroi se ai kishte një dëmtim në menisk. Shanset janë që ta ketë mbyllur me “demat e kuq” dhe mbetet vetëm për t’u bërë njoftimi zyrtar. Gjithsesi te Partizani mund të buzëqeshin ndoshta vetëm për largimin e Edgar Çanit, që ishte kthyer në një çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online