Cikalleshi “nuk duket”, vijojnë problemet

Sokol Cikalleshi u aktivizua titullar në ndeshjen e parë të Osmanlispor, por nuk qëndroi në fushë deri në fund, pasi pati një dëmtim. Javën e shkuar gjithashtu nuk ishte i gatshëm për ekipin e tij, që e ka nisur kampionatin në mënyrën më të keqe, pasi ka humbur në dy javët e para.

Sot Osmanlispori luan ndeshjen e radhës, këtë herë në transfertë kundër Balikesirpsor. Në të sfidë që nis prej orës 20:45 do të vijojë të mungojë Cikalleshi, i cili prej dy javësh nuk arrin të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për stafin teknik.

Mbetet për t’u parë gjendja e sulmuesit të kombëtares në vijim. Kavajasi, sigurisht me gjendjen e duhur, mund të zëvendësonte Sadikun në ndeshjen me Izraelin, por tanimë është në dyshim edhe prania e tij në sfida që kuqezinjtë luajnë në fillim të muajit shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online