Milionat e Arabisë dhe tre klube shqiptare pas tij, Ibraimi në dilemë

Agim Ibraimi është një nga objektivat e klubeve shqiptare, madje dy prej tyre garojnë në Superiore. Partizani e ka tentuar, por burime të Sportekspres.com bëjnë me dije se edhe Kukësi ka shfaqur interes për sulmuesin e larguar nga Domzhale.

Gjithsesi ai ende nuk ka vendosur se ku do të luajë. Arabia është destinacioni i preferuar, pasi në aspektin financiar do të përfitonte shumë. Gjithashtu thuhet se edhe në Qipro e duan dhe së shpejti ish-lojtari i Kaljarit pritet të vendosë se ku do ta vijojë karrierën.

Shkëndija e pret gjithashtu një përgjigje nga Ibraimi. Tetovarët e kanë tentuar edhe në të shkuarën Ibraimin dhe sërish i kanë bërë një ofertë. Gjithçka është në dorë të tij dhe duke qenë lojtar i lirë dhe tregu ofron pak opsione për klubet, sulmuesi po mundohet ta shfrytëzojë më së miri këtë pjesë dhe të nënshkruajë aty ku i leverdis më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online