Hadson-Odoi tjetër “shuplakë” Çelsit, Bajern akoma më afër

Kalum Hadson-Odoi po bëhet çështje kryesore në ambientin e Çelsit, teksa anglezi vijon të japë shenja që nuk ka dëshirë të vazhdojë karrierën e tij në “Stamford Bridge”. Talenti, luajti për 79 minuta si titullar një natë më parë, në gjysmëfinalen e parë të “Carabao Cup”, ndaj Totenhemit, por siç raporton gjiganti “ESPN”, 18-vjeçari ka refuzuar përsëri rinovimin.

Bajerni i Mynihut nga ana tjetër vijon të këmbëngulë dhe oferta e bavarezëve ka shkuar deri në 35 milionë sterlina, por blutë e Londrës nuk kanë pranuar. Refuzimi i fundit i Hadson-Odoit, mund të bëjë drejtuesit londinezë që të pranojnë ofertën e Bajernit, pasi në rast se e mbajnë në ekip, rrezikojnë ta humbasin për një çmim shumë të lirë, ose më e keqja me parametra zero.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez, përfundon verën e vitit 2020. Nga Gjermania, duken të bindur për talentin që Hadson-Odoi zotëron dhe djaloshi gjithashtu e ka shprehur hapur dëshirën e tij ëpr të vijuar karrierën në Mynih, por fjala e fundit i takon Çelsit, pasi 18-vjeçari e ka thënë fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online